Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), organizata pioniere e ruajtjes së natyrës në vend, ka kënaqësinë të njoftojë përfshirjen e saj zyrtare në rrjetin e mirënjohur BirdLife International. Ky është një moment i rëndësishëm historik, që përafron PPNEA me mbi 115 organizata kombëtare globale të ruajtjes, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e anëtarësimit në BirdLife.
Integrimi i PPNEA në BirdLife International ka një rëndësi të veçantë, duke përfaqësuar një nivel të lartë përgjegjësie për organizatën në Shqipëri, pasi vendi aktualisht është në një përplasje gjithnjë në rritje midis zhvillimit të shpejtë dhe të paqëndrueshëm nga njëra anë dhe ruajtjes së trashëgimisë së tij natyrore nga ana tjetër.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në BirdLife International përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e nismave globale të ruajtjes së natyrës. PPNEA, si përfaqësuese e Shqipërisë, do të kontribuojë në mënyrë aktive në përpjekjet kolektive të partneritetit për të ruajtur biodiversitetin dhe adresuar sfidat mjedisore në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe global.