Artikulli i BirdLife per dokumentarin

Artikulli i BirdLife per dokumentarin

Në buletinin e tij më të fundit, BirdLife, rrjeti më i madh ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës, publikoi një artikull të hollësishëm për film dokumentarin “Ndaloni Aeroportin” nga Elementi i 5-të që hedh dritë mbi betejën vendimtare kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës brenda një zone të mbrojtur.

Film dokumentari u shfaq premierë në 28 qershor në kinema Millennium. Ky event shërbeu si një platformë për tu njohur më shumë me kauzën urgjente të ruajtjes së zonës së mbrojtur.

Njohja dhe pasqyrimi i këtij dokumentari domethënës nga Birdlife shërben për të përforcuar mesazhin dhe për të frymëzuar edhe më shumë njerëz që t’i bashkohen luftës për ruajtjen e ekosistemeve tona.

Related Posts