Bashkohuni në aksionin për të ripyllëzuar malin e Munellës, shtëpinë e rrëqebullit të Ballkanit

<strong>Bashkohuni në aksionin për të ripyllëzuar malin e Munellës, shtëpinë e rrëqebullit të Ballkanit</strong>

Parku Natyror i Munellës, si shumë habitate pyjore është në rrezik, duke sjellë kështu një kërcënim të madh për biodiversitetin.

Ndërsa festojmë Ditën Ndërkombëtare të Maleve, sot më 11 Dhjetor, le të kujtojmë rolin e rëndësishëm që ata luajnë në jetën tonë.

Aksioni i suksesshëm i ripyllëzimit të vitit të kaluar nga PPNEA dhe @hbs_tirana do të vijojë edhe këtë vit, kësisoj ju ftojmë të jeni pjesë e aksionit të mbjelljes që do të kryhet në data 2️⃣1️⃣,2️⃣2️⃣ dhe 2️⃣3️⃣ Dhjetor.

Rezervoni vendin tuaj duke na kontaktuar në adresën tonë të email [email protected] ose në instagram @ppnea.

Përhapni fjalën dhe bëhuni vullnetar për një kauzë që i kapërcen kufijtë!

Njihuni më shumë me nismën tonë të fundit të restaurimit në Parkun Natyror të Munellës duke dhuruar pemë ose duke u përfshirë në mbjelljen e tyre.

https://gofund.me/200977f0
Postime të ngjashme