Dhurata e fëmijëve të Prespës për 30 vjetorin e themelimit të PPNEA

Dhurata e fëmijëve të Prespës për 30 vjetorin e themelimit të PPNEA
Që prej vitit 1991 kur Prof. Dr. Lekë Gjiknuri themeloi organizatën PPNEA, ekipi ynë ka ndërmarrë vit pas viti programe edukimi natyror me qëllim edukimin e brezave të rinj me parimet e një bashkëjetese të shëndetshme midis shoqërisë njerëzore dhe mjedisit natyror.
 
Puna e gjithë këtyre viteve ka shpërblyer. Pjesëmarrësit në shkollat verore, ekskursionet, apo orët edukative të realizuara nga PPNEA janë shndërruar në ambasadorë të kauzave natyrore, duke ngritur zërin në komunitetet ku bëjnë pjesë.
 
Në këtë përvjetor të organizatës sonë, marrja e një maketi të tillë si dhuratë nga fëmijët e zonës së Prespës na bën të lumtur e krenarë që jemi duke punuar për natyrën e mrekullueshme të këtij parku ndërkufitar, si dhe për edukimin e brezave të rinj që e quajnë basenin e liqeneve të Prespës shtëpi.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *