Diskutim në emisionin Wake Up mbi fokën e Mesdheut

Diskutim në emisionin Wake Up mbi fokën e Mesdheut
Mëngjesin e sotëm, përfaqësues të PPNEA-s diskutuan në emisionin Wake Up mbi praninë e fokës së Mesdheut në brigjet e Shqipërisë. Midis të tjerave, diskutimi u përqëndrua në potencialin e shpellave detare për strehimin dhe riprodhimin e kësaj specie, si dhe në punën e PPNEA-s mbi identifikimin e këtyre habitateve pergjatë bregdetit shqiptar. Akoma më tej, në këtë emision, u theksua statusi i rrezikuar i fokës së Mesdheut dhe kontributi vullnetar i peshkatarëve, turistëve, së bashku me banorët lokal në sinjalizimin e pranisë së saj.
Prania e fokës së Mesdheut në brigjet e Shqipërisë është një tregues i potencialit të jashtëzakonshëm natyror që vendi ynë gëzon. Prandaj, është detyra jonë që të ruajmë mjediset natyrore dhe të ndikojmë sa më pak në to, duke i ofruar mundësi specieve të rralla si foka e mesdheut të jetojnë të pashqetësuara në habitatet e tyre.
Për më tepër, ndiqni video-n më poshtë.
Postime të ngjashme