Dita Nderkombetare e Biodiversitetit

Dita Nderkombetare e Biodiversitetit

Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, 2023

PPNEA ka zgjedhur të festojë këtë vit Ditën e Biodiversitetit me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Korcës, duke prezantuar nismat tona për ruajtjen dhe mbrojtjen e llojeve të rralla të biodiversitetit, duke përfshirë punën për kërkimin shkencor, advokimin për ruajtjen e natyrës si dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e ruajtjes së saj.

Studentët pjesëmarrës të fushave të ndryshme, si Biologji, Ekonomi, Turizëm dhe Marketing etj, u informuan më shumë mbi iniciativat e PPNEA dhe mundësinë e pjesëmarrjes dhe angazhimit pranë nesh, në programet për ruajtjen e llojeve të rrezikuara apo dhe programin për Ruajtjen e Biodiversitetit në zonën ndërkufitare të Prespës.

Falenderojmë Universitetin e Korçës për ftesën si dhe urojmë që aktivitete të tilla të shërbejnë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe angazhimit të brezit të të rinjve në ruajtjen e biodiversitetit, si pasuri e vendit tonë.



Postime të ngjashme