Gjuetia e paligjshme: Vriten masivisht individët e thëllëzës së malit në Korçë

Gjuetia e paligjshme: Vriten masivisht individët e thëllëzës së malit në Korçë
Pavarësisht thirrjeve të organizatave mjedisore, situata e vrasjes dhe tregtimit të jetës së egër në Shqipëri nuk ka ndryshuar. Duket sikur autoritetet shtetërore i kanë mbyllur sytë ndaj këtyre aktiviteteve.
 
Thëllëza e malit (Alectoris graeca graeca) është një lloj autokton i trojeve tona. Për shkak të ndryshimeve demografike e për pasojë dhe të praktikave bujqësore në habitatet e saj, në disa zona, popullata e saj është pakësuar, e në disa të tjera ku popullata ka qenë e qëndrueshme, po dëshmohet mungesa e plotë e këtij lloji.
 
Përveç faktit se jemi në moratorium të plotë gjuetie, shifra të tilla, si këto 13 thëllëza të vrara, janë të papranueshme për gjuetinë e thëllëzës së malit. Kjo, në planin e gjuetisë së qëndrueshme, konservimit të llojit dhe duke marrë parasysh problemet me ndryshimin e habitateve. Gjuetia për qëllime rekreative e sportive nuk mund të përçojë këto pamje ku tregohet një mungesë e theksuar respekti ndaj gjahut, apo edhe llojit duke marrë parasysh shifrat në video.
 
Kërkesa mbi rishikimin e ligjit të gjuetisë si një mjet për të adresuar të gjitha problematikat dhe paqartësitë, po ashtu dhe krijimi i Këshillit Kombëtar të Faunës, mbeten prioritare dhe një thirrje e vazhdueshme e organizatës sonë kundrejt autoriteteve.
 
Klikoni këtu për të parë videon.
Postime të ngjashme