Kaprolli (Capreolus capreolus)
Kaprolli është një nga katër thundrakët e egër në Prespë, së bashku me dhinë e egër dhe derrin e egër. Ai është i përhapur në të gjithë Ballkanin, duke u shfaqur në një spektër të ndryshëm habitatesh, nga pyjet e lëndinat deri në zonat e ulëta. Ky lloj është kryesisht i kërcënuar nga gjuetia e paligjshme por edhe nga prerja e paligjshme e pyjeve, shkatërrimi i habitatit dhe ndërtimet e reja infrastrukturore.
Në përpjekje për të përcaktuar dendësinë e kaprollit në Parqet Kombëtare Pelister dhe Galiçicë, në vitin 2021, PrespaNet zhvilloi një studim duke përdorur kamerat kurth. Dendësia e kaprollit mashkull është vlerësuar në 4 individë për km2 tek të dy parqet kombëtare, krahasuar me prezencën e rrëqebullit në Parkun Kombëtar të Mavrovës.
Duke ditur se dendësia e popullatës së kaprollit ndikon në përcaktimin dhe mbrojtjen e predatorëve të tyre, siç është lloji i rrezikuar i Rrëqebullit të Ballkanit i cili zgjedh kaprollin si preun kryesor të tij, Prespa mund të shërbejë si një korridor i sigurt për rrëqebullin e Ballkanit drejt Greqisë.