Komunitetet lokale marrin në dorë zhvillimin e qëndrueshëm në Parkun Natyror Korab – Koritnik

Komunitetet lokale marrin në dorë zhvillimin e qëndrueshëm në Parkun Natyror Korab – Koritnik
Ditën e shtunë, datë 27 Mars 2021, në Vermicë të Kosovës u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Grupit Lokal të Veprimit Korab – Koritnik.
 
Mbi 80 anëtarë nga zona të ndryshme të Kukësit dhe Dibrës pranuan me kënaqësi ftesën e bërë nga 5 organizatat nismëtare për tu mbledhur së bashku e për të vendosur mbi të ardhmen e këtij Grupi Lokal Veprimi. Anëtarët e Asamblesë votuan Bordin Drejtues të nismës, i cili do të udhëheqë në vijimësi procesin e formalizimit të LAG Korab – Koritnik.
 
Akoma më tej, nëpërmjet prezantimeve të mbajtura nga profesionistë dhe lehtësues të jashtëm, anëtarët u ri-njohën me qasjen #LEADER dhe mundësitë e financimit të ofruara nga programet #IPARD. Prezantimet u pasuan nga diskutime aktive, ku u adresua çdo paqartësi apo pyetje e ngritur.
 
Organizimi i Asamblesë së Përgjithshme të Grupit Lokal të Veprimit Korab – Koritnik u mbështet nga
Open Regional Fund Implementation of Biodiversity Agreements – ORF BDU, GIZ
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *