Kali i qyqes (Neophron percnopterus), shkaba e fundit që folezon në Shqipëri, është një pasuri për vendin tonë të vogël e aq më tepër për zonat specifike të cilat ky shpend i ka zgjedhur si shtëpi.
Ekipi ynë u takua me Kryetarin e Bashkisë Gjirokastër Z. Flamur Golemi dhe me Kryetarin e Bashkisë Tepelenë Z. Tërmet Peçi për të diskutuar mbi rëndësinë e ruajtjes së kësaj shkabe shtegtare që përshkon tre kontinente për të ardhur deri në Shqipëri.
Partneriteti me këto dy bashki i forcon përpjekjet tona ruajtëse. Të dy Kryetarët i mirëpritën me kënaqësi iniciativat tona dhe ofruan mbështetjen e tyre të plotë për ruajtjen e kalit të qyqes.
Projektet e PPNEA “Jetë e Re për Kalin e Qyqes” dhe “BalkanDetox Life”, së bashku me rrjetin “Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes”, në vijim do të ndërmarrin një sërë aksionesh për adresimin e helmimit jo të drejtpërdrejtë, rrezikut më domethënës ndaj popullatës së kësaj shkabe.
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/03/160126725_2897703847163249_3365936239027199836_o-1-300x169.jpg)
© Bashkia Tepelenë
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/03/kqyqe-page-004-1-300x250.jpg)
© Svetoslav Spasov / NatureImages.eu