Për disa lundërza më shumë…
Zonat ujëmbledhëse të Liqenit të Prespës së Madhe e të Prespës së Vogël dhe zonat pranë bregut, janë vende të rëndësishme për habitate të ndryshme ligatinore. Këto zona ofrojnë një shtëpi për lloje të ndryshme të florës dhe faunës, duke përfshirë lundërzën. Shpella dhe hapsira të shumta përgjatë vijës bregliqenore ofrojnë mundësinë e një strehe, ndërsa ujërat e cekëta me peshq të bollshëm janë vende të përshtatshme për ushqimin e lundërzës.
Ndërmjet viteve 2017 dhe 2023, PrespaNet beri kërkimin e gjurmëve të lundërzës duke përdorur kamera kurth. 28 pika monitorimi për të konfirmuar praninë dhe për të mësuar më shumë rreth ekologjisë së saj.