Një udhëtim i ri nis për PPNEA, për ruajtjen e ekosistemeve të ujërave të ëmbla në Peizazhin e Mbrojtur të lumit Buna dhe në Deltën e Bojanës.

Një udhëtim i ri nis për PPNEA, për ruajtjen e ekosistemeve të ujërave të ëmbla në Peizazhin e Mbrojtur të lumit Buna dhe në Deltën e Bojanës.

Ekosistemet e ujërave të ëmbla janë thelbësore për jetën. Nga lumenjtë gjarpërues te liqenet e qetë, këto mrekulli ujore luajnë një rol vendimtar në ruajtjen e ekuilibrit delikat të Tokës. Lumi ndërkufitar i Bunës dhe delta e saj janë në fokus të veçantë nëpërmjet zbatimit të projektit të financuar nga CEPF “Vendosja e themeleve për një të ardhme të qëndrueshme për Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna në Shqipëri dhe Deltën e Bojanës në Mal të Zi”.

PPNEA në bashkëpunim me Program Za životnu sredinu – EnvPro dhe aktorët përkatës lokalë, do të kryejnë studime kyçe mbi këtë ekosistem me qëllim vlerësimin dhe hartimin e një panoramë të qartë të situatës aktuale të faunës që gjendet në të dhe punës konservuese.

Veç rëndësisë si pika kyce të biodiversitetit, rregullatorë të klimës apo dhe ndërlidhjes për llojet e faunës e florës së egër, këto ekosisteme vitale kërkojnë angazhimin tonë dhe përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e tyre.

Çdo pikë dhe çdo lloj që gjendet në të, ka një rëndësi të madhe!

Postime të ngjashme