Një vatër aktive zjarri në malin e Munellës, strehën e rrëqebullit të Ballkanit

Një vatër aktive zjarri në malin e Munellës, strehën e rrëqebullit të Ballkanit
Prej dy ditësh, në pjesën lindore të malit të Munellës, një vatër aktive zjarri është duke kërcënuar pyjet e ahut, së bashku me jetën e egër në këtë habitat. I lokalizuar në një terren tejet të vështirë, ku temperaturat nuk përbëjnë rrezik për ndezjen e zjarreve natyrore, fenomeni në fjalë i përket padyshim një aktiviteti të qëllimshëm.
 
Zona e përfshirë nga zjarri, në afërsi të fshatit Domgjon, është nën administrimin e Bashkisë Rrëshen, të cilës i bejmë thirrje për marrjen e masave urgjente kundrejt këtij rreziku tepër të dëmshëm për biodiversitetin. Sipas propozimit të bërë nga PPNEA për shpalljen e malit të Munellës si zonë e mbrojtur, kjo sipërfaqe i përket pjesës qendrore, në të cilën ndalohet çdo veprimtari njerëzore, duke përjashtuar aktivitetet në kuadër të kërkimeve shkencore.
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *