Përfaqësuesit e OJF-ve iniciuese të LAG Korab-Koritnik organizuan në qytetin e Kukësit një takim koordinues për të diskutuar mbi hapat e ardhshëm të kësaj nisme me fokus natyrën, komunitetin lokal dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Në këtë takim u diskutua mbi formalizimin e iniciativës, organizimin e asamblesë së përgjithshme, vështirësitë e hasura nga pandemia Covid-19, etj.
Synimi ynë është arritja e një përfaqësimi sa më të gjerë, duke i dhënë mundësi banorëve lokal, bizneseve, institucioneve publike dhe OJF-ve të kenë zërin e tyre në vendimmarrjen brenda këtij grupi lokal veprimi.
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA