Mbrojtja e mjedisit është një çështje e cila kërkon vëmendjen e një numri të lartë aktorësh, qoftë publik, privat, apo organizata jo-fitimprurëse. Bashkëpunimi mes tyre është pika kyçe nga ku duhet themeluar mbrojtja dhe ruajtja afatgjatë e natyrës, ku qëllime të përbashkëta të drejtojnë veprime konkrete në përmirësimin e situatave problematike.
Kryetari i #KLSH z. @BujarLeskaj theksoi se, “Kjo marrëveshje bashkëpunimi e modernizon dhe përforcon institucionin tonë”. Më tej ai pohoi se: “Të gjithë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë mjedisin. E gjithë bota po përballet me probleme të lidhura me të, të cilat po afektojnë jetët tona dhe do të dëmtojnë akoma më tepër jetën e gjeneratave të ardhshme, nëse nuk japim të gjithë kontributin tonë”.
Bashkëpunimi me PPNEA-n do të fokusohet në dy departamente auditimi, si Departamenti i Auditimit të Performancës dhe ai i auditimit të Aseteve dhe Mjedisit.
PPNEA e vlerëson së tepërmi angazhimin e #KLSH në bashkëpunimin për çështjet mjedisore, të cilat janë të një rëndësie të veçantë, për arsye se na përkasin të gjithëve.