- parandalimin e përdorimit të karremave helmues,
- izolimin e shtyllave për të parandaluar elektroshokun,
- mbrojtjen dhe konservimin e habitatit dhe
- parandalimin e shqetësimit dhe persekutimit të species.
Përfundon me sukses faza e parë e monitorimit për këtë sezon për popullatën e Kalit të Qyqes (Neophron percnopterus) në Shqipëri. Rezultatet e monitorimit për konfirmimin e territoreve tregojnë se popullata e Kalit të Qyqes në Shqipëri gjendet në nëntë territore të okupuara, e shtrirë në zonën e Mallakastrës, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Përmetit. Popullata për këtë vit përbëhet nga 5 çifte dhe 4 individë të vetmuar.
Nisur nga këto rezultate paraprake dhe krahasimi me 2019, mund të themi se popullata e Kalit të Qyqes vlerësohet stabël, por duke treguar gjithnjë një trend negativ. Bazuar në të dhënat e monitorimit rezulton se popullata e kësaj specieje vazhdon të jetë kritike. Dikur shumë i zakonshëm, sot, Kali i Qyqes gjendet vetëm në disa territore të kufizuara, në jug të vendit. Numri i kufizuar i individëve të Kalit të Qyqes në Shqipëri tregon gjendjen kritike të kësaj popullate dhe njëherazi thekson domosdoshmërinë e marrjes së veprimeve konkrete në mbrojtjen e shkabës së fundit folezuese në vendin tonë. Këto veprime kërkohet të përqëndrohen kryesisht në: