TAKIME NDËRKUFITARE NË PRESPË

TAKIME NDËRKUFITARE NË PRESPË

Javën e kaluar bashkëpunimi ndërkufitar në Prespë u shënua me tre takime ndërkufitare në Lemos, Prespa Greke, të gjitha të fokusuara në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të rajonit, gjithashtu në promovimin dhe zhvillimin e basenit të Prespës në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. OJF-të, përfaqësuesit e zonave të mbrojtura dhe kryetarët e bashkive nga të tre shtetet fqinje demonstruan dhe njëherë se si ata vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin e tyre i cili tashmë shpërblehet në shumë nivele. 

Java filloi me takimin vjetor të PrespaNet, në të cilin anëtarët e rrjetit SPP, MES dhe PPNEA u takuan për të rishikuar strategjinë e tyre ndërkufitare, për të shkëmbyer mendime dhe shqetësime, si dhe për të vendosur prioritetet dhe aktivitietet për vitin e ardhshëm. Më pas u zhvillua dhe takimi i Grupit Teknik Ndërkufitar të Menaxhimit të Ligatinave, në të cilin OJF-të u takuan më përfaqësuesit  e zonave te mbrojtuara përreth basenit për të mësuar më shumë rreth përpjekjeve të tyre për të arritur një menaxhim të integruar të ujërave dhe ligatinave të Prespës, gjithashtu si të gjenden mënyra se për mbrojtjen e rajonit nga ndryshimet klimatike. Raundi i takimeve u përmbyll me nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi midis kryetarëve të bashkive të Prespës, Pustecit dhe Resnjës, duke vulosur bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm për një zhvillim të qendrueshëm të rajonit ndërkufitar. Ata u zotuan që të promovojnë qëllimet dhe politikat e dakordësuara bashkarisht, të cilët midis të tjerash përfshijnë mbrojtjen e mjedisit të Prespës, peizazhit dhe vlerave kulturore. 

Eshtë shpresëdhënëse të shohësh një dedikim të përbashkët të kësaj natyre që po konsolidohet në mënyrë të vazhdueshme, hap pas hapi, duke realizuar qëllimet nëpërmjet bashkëpunimit lokal që ka rrënjë të thella në zonë, që prej shumë vitesh më parë!

Postime të ngjashme