Pozicioni: Asistent Terreni
Kohëzgjatja: Me kohë të pjesshme (Shkurt – Prill 2021)
Afati i fundit për aplikim: 31/01/2021
Eksperienca të mëparshme: Nuk nevojiten, megjithatë përbëjnë një vlerë të shtuar në aplikim.
PPNEA kërkon të punësojë një Asistent Terreni, i cili do t’i bashkohet ekspeditave tona për vendosjen, kontrollin dhe heqjen e kamerave kurth në zonën e Malit të Munellës dhe rajonit të Elbasanit.
Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit ju fton të aplikoni për këtë pozicion thelbësor lidhur me punën në terren për një nga llojet më të rrezikuar në botë.
Shpenzimet e transportit, ushqimit e të akomodimit gjatë ekspeditave do të mbulohen nga PPNEA.
Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën [email protected]