Thirrje për punësim

Thirrje për punësim
Pozicioni: Asistent Terreni Kohëzgjatja: Me kohë të pjesshme (Shkurt – Prill 2021) Afati i fundit për aplikim: 31/01/2021 Eksperienca të mëparshme: Nuk nevojiten, megjithatë përbëjnë një vlerë të shtuar në aplikim. PPNEA kërkon të punësojë një Asistent Terreni, i cili do t’i bashkohet ekspeditave tona për vendosjen, kontrollin dhe heqjen e kamerave kurth në zonën e Malit të Munellës dhe rajonit të Elbasanit. Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit ju fton të aplikoni për këtë pozicion thelbësor lidhur me punën në terren për një nga llojet më të rrezikuar në botë. Shpenzimet e transportit, ushqimit e të akomodimit gjatë ekspeditave do të mbulohen nga PPNEA. Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën [email protected]
Postime të ngjashme