Zonat e mbrojtura për natyrën dhe njerëzit #PA4NP është projekti më i ri që ekipi ynë po implementon, i fokusuar në Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë.
Një objektiv kryesor për ne është lehtësimi i takimeve të Komitetit Menaxhues të kësaj zone tejet të rëndësishme, në mënyrë që të nxitet menaxhimi efektiv dhe përfshirja e komunitetit lokal në vendimmarrje.
Ekipi ynë, në datat 12 dhe 13 janar, organizoi disa takime me aktorë kyç të Komitetit Menaxhues, si Prefekti i Qarkut Elbasan, Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Elbasan, si dhe përfaqësues të shoqatave lokale, të cilët janë zëri i komunitetit lokal.
Prefekti i Qarkut Elbasan dhe aktorët e tjerë të përfshirë u treguan mëse të gatshëm për të bashkëpunuar dhe implementuar aktivitetet e parashikuara nga PPNEA.
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/01/2-3-300x225.jpg)
© PPNEA
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/01/3-2-300x225.jpg)
© PPNEA
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/01/5-3-300x225.jpg)
© PPNEA
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/01/8-1-300x225.jpg)
© PPNEA
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/01/11-1-300x225.jpg)
© PPNEA