30 vite PPNEA

30 vite PPNEA
5 Qershori i këtij viti shënoi 30 vjetorin tonë të themelimit. Të gjendur midis miqsh, dashamirësish, partnerësh dhe vullnetarësh, këtë ditë e celebruam nëpërmjet një serie eventesh.
 
Ndalesa e parë u realizua pranë Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, në konferencën kushtuar Prof. Dr. Lekë Gjiknurit, nismëtarit të lëvizjes mjedisore në Shqipëri dhe themeluesit të PPNEA.
 
Më pas, pranë Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, ekipi ynë mblodhi partnerë e dashamirës për të celebruar një nga zonat më të rëndësishme për shpendët shtegtues në Shqipëri, e cila po rrezikohet prej planeve zhvillimore siç është ndërtimi i një aeroporti ndërkombëtar brenda zonës së mbrojtur.
 
Ndalesa e tretë dhe e fundit na gjeti pranë zonës së Zvërnecit, ku anëtarë të vjetër të PPNEA, stafi i tanishëm, apo edhe vullnetarë e mbështetës ndanë me të gjithë të pranishmit eksperiencën e tyre në organizatën e parë mjedisore në Shqipëri #PPNEA.
 
Në këto 30 vite ne jemi përballur me sfida të panumërta. Megjithatë, vizioni ynë për sjelljen e një harmonie të qëndrueshme midis shoqërisë njerëzore dhe mjedisit natyror na ka shtyrë për të tejkaluar çdo vështirësi.
 
Falenderojmë përzemërsisht të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë këtij rrugëtimi!
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme