Edhe pse një zonë e mrekullueshme, si për vlerat natyrore, bujqësinë, blegtorinë, apo turizmin e qëndrueshëm, banorët lokal, në kërkim të një jetese më të mirë, gjithnjë e më tepër po largohen prej Parkut Natyror Korab-Koritnik.
Por, jo të gjithë kanë vepruar në këtë mënyrë. Disa banorë, nëpërmjet ngritjes së sipërmarrjeve të qëndrueshme, janë të lumtur të jetojnë brenda këtij peizazhi mahnitës, të ushqehen me produktet e zonës e të ruajnë traditën e tyre, e cila do të terheqë gjithnjë e më tepër vizitorë.
PPNEA, nëpërmjet ngritjes së Grupit Lokal të Veprimit Korab-Koritnik, do të mbështesë e promovojë sipërmarrjet e qëndrueshme brenda këtij parku, të cilat mundësojnë gjenerimin e të ardhurave për banorët, duke ruajtur, në të njejtën kohë, vlerat e spikatura natyrore dhe biodiversitetin.
Gjeni këtu linkun e videos së plotë.