Pjesëmarrja e PPNEA-s në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare mbi pyjet e virgjër në Evropë

Pjesëmarrja e PPNEA-s në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare mbi pyjet e virgjër në Evropë
Në datat 17 – 18 shtator 2020, në ambientet e Akademisë së Brandenburg-ut “Schloss Criewen”, u organizua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me titull “Pyjet Natyrorë në Evropën Qendrore – Pyjet e virgjër”. Ky event bashkoi në diskutim kërkues shkencorë, politikëbërës, menaxherë, apo edhe pronarë pyjesh, duke përfaqësuar vende si Gjermania, Polonia, Austria, Ukraina, apo Shqipëria. Gjatë dy ditëve të zhvillimit të kësaj konference, autorë të ndryshëm patën mundësi të diskutojnë mbi historikun, sfidat e të tashmes, apo edhe mbi planifikimin afatgjatë për ruajtjen e trashëgimisë së pyjeve natyrorë në të gjithë Evropën.
 
Prezantimi i organizatës tonë u përqëndrua mbi rëndësinë e pyjeve të lashtë të ahut (Fagus spp) në Shqipëri, gjendjen e tyre aktuale, si dhe kontributin tonë përgjatë viteve për ruajtjen e këtyre vlerave të pazëvendësueshme natyrore. Shembujt më përfaqësues të këtyre pyjeve në vendin tonë gjenden në Lumin e Gashit dhe Rrajcë, të vlerësuara prej UNESCO-s si pasuri natyrore ndërkombëtare.
 
© R. Lleshi, PPNEA
 
© R. Lleshi, PPNEA
 
© R. Lleshi, PPNEA
Postime të ngjashme