PrespaNet, rrjeti i organizatave mjedisore që punojnë për Prespën, u themelua më 29 Mars 2013, duke ndjekur një marrëveshje midis Shoqërisë Ekologjike të Maqedonisë (MES), Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqërisë për Mbrojtjen e Prespës (SPP). Ky rrjet është ngritur mbi parimin se bashkëpunimi midis organizatave të shoqërisë civile është thelbësor për arritjen e një menaxhimi të integruar të basenit të Prespës. Këto organizata i janë përkushtuar ruajtjes së trashëgimisë unike natyrore dhe kulturore të rajonit të Prespës, duke promovuar, në të njejtën kohë, zhvillimin e qëndrueshem social-ekonomik.
Pas implementimit të suksesshëm të fazës së parë të projektit ndërkufitar në basenin e Prespës, rrjeti PrespaNet, për tre vitet e ardhshme (Shkurt 2021 – Janar 2024), do të implementojë fazën e dytë. PPNEA, duke ndjekur eksperiencën e organizatave partnere, më 6 Shkurt 2020 hapi zyrën lokale në Goricë të Vogël / Dolna Gorica – Bashkia Pustec.
PPNEA do të kontraktojë një Asistent për Zyrën Lokale, i cili do të mbështesë punën e përditshme të Koordinatorit Lokal, si dhe implementimin e aktiviteteve të projektit, duke përfshirë punën në terren.
PPNEA është duke kërkuar për një punonjës entuziast dhe komunikues, i cili është resident në rajonin e Prespë-Korçë dhe i gatshëm për të punuar në një ambient dinamik, si në zyrën lokale ashtu edhe në terren, pranë Koordinatorit Lokal dhe ekipit të organizatës. Kandidati i preferuar duhet të ketë përfunduar studimet e larta në fusha mjedisore, të zotërojë njohuri mbi ornitologjinë dhe/ose studimet e gjitarëve. Punonjësi potencial do të marrë pjesë apo organizojë monitorime në terren për elementët e sipërpërmendur, nën mbikëqyrjen e ekspertëve të PPNEA.
Përshkrimi i Punës:
- Ai/Ajo do të punojë në zyrën lokale të PPNEA në Goricë të Vogël / Dolna Gorica;
- Ai/Ajo do të bashkëpunojë me Koordinatorin e Zyrës Lokale, si dhe do të mbajë kontakte të vazhdueshme me Menaxherin e Projektit në Tiranë, për qëllime informimi;
- Ai/Ajo do të asistojë Koordinatorin e Zyrës Lokale dhe ekipin e PPNEA në terren, duke koordinuar, në nivel lokal, aktivitetet që PPNEA dhe rrjeti PrespaNet organizojnë në Prespë, në bashkëpunim me administratën e Parkut Kombëtar të Prespës dhe të tjerë aktorë lokal;
- Ai/Ajo do të ndihmojë në koordinimin dhe përfshirjen e studentëve të interesuar apo vullnetarëve;
- Ai/Ajo do të ndihmojë në koordinimin dhe implementimin e projektit, duke: (i)Mbështetur dhe koordinuar aktivitetet monitoruese në Prespë, me fokus gjitarët, habitatet, aktivitetet ndërkufitare, etj; (ii)Mbështetur implementimin e aktiviteteve të komunikimit apo edukimit në Prespë;
- Ai/Ajo do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të zyrës lokale dhe hapësirës së saj;
- Ai/Ajo do të jetë përgjegjës për mbajtjen e dokumencationit të lëvizjeve dhe faturat financiare.
Kriteret që duhet të plotësohen nga kandidati:
- Të jetë resident në rajonin e Korçës, mundësisht në basenin e Prespës.
- Diplomë universitare në Shkenca Mjedisore apo Natyrore, ose të zotërojë trajnime dhe njohuri të mëparshme në fushën e ornitologjisë apo studimit të gjitarëve.
- Njohuri e mirë e gjuhës Angleze, gjuha Maqedonase është një aset.
- Njohuri e mirë e përdorimit të kompjuterit. Njohuritë mbi programet statistikore apo analitike (SPSS, GIS, etj.) janë një aset.
- Disponimi i një leje drejtimi për lëvizjen me automjet.
- Eksperiencë e mëparshme pune me shoqërinë civile, puna e mëparshme me organizata mjedisore është një aset.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një
CV dhe një
letër motivimi në adresën
[email protected] dhe
[email protected], si dhe të shkruajnë në subjektin e email-it frazën
“Aplikim për pozicionin e Asistentit të Zyrës Lokale në Prespë”. Afati i fundit për aplikim është data
29 Janar 2021.