Monitorimi dhe mbikëqyrja e politikave të ruajtjes së biodiversitetit

Monitorimi dhe mbikëqyrja e politikave të ruajtjes së biodiversitetit
Në kuadër të projektit “Hapja e rrugës drejt një rrjeti të qëndrueshëm Natura 2000 në Shqipëri: rasti i kompleksit Nartë-Pishë-Poro”, ekipi ynë organizoi në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta një takim me përfaqësues të AdZM Fier dhe Vlorë, anëtarë të komunitetit e organizatave lokale, apo edhe studentë.
 
Në këtë takim u diskutua mbi politikat kombëtare për ruajtjen e biodiversitetit, duke specifikuar aktorët e përfshirë në monitorimin dhe mbikëqyrjen e tyre, rolet e institucioneve të ndryshme, si dhe hapësirat për përfshirjen e komuniteteve apo organizatave lokale. Në këtë takim u diskutua edhe mbi kriteret që Bashkimi Evropian ndjek gjatë procesit të shpalljes së zonave të reja Natura 2000, duke u fokusuan në implementimin e Direktivës së Habitateve e të Shpendëve.
 
Gjithashtu, eksperti i lakuriqëve të natës, Philippe Theo, mbajti një prezantim online për monitorimin e popullatave të këtij lloji në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë.
 
Ky aktivitet u mbështet nga Bashkimi Evropian.
 
Bashkimi Evropian nuk është përgjegjës për përmbajtjen e këtij publikimi.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme