JO AEROPORTIT NË PEIZAZHIN E MBROJTUR VJOSË-NARTË!

JO AEROPORTIT NË PEIZAZHIN E MBROJTUR VJOSË-NARTË!
Ky ishte mesazhi kryesor që u përçua nga profesionistë, studiues, aktivistë dhe dashamirës të natyrës gjatë eventit festues të 30 vjetorit të PPNEA.
 
Në datën 5 qershor 1991 nuk u krijua thjesht një organizatë, por u shënua fillimi i shoqërisë civile mjedisore në Shqipëri. Prandaj, kjo ditë duhet t’i kushtohej ruajtjes së vlerave natyrore dhe rritjes së ndërgjegjësimit publik. Ndërtimi i aeroportit në brendësi të zonës së mbrojtur është ndoshta rreziku më madhor që i është kanosur ruajtjes së natyrës në këto tre dekada dhe celebrimi i kësaj date nuk mund të na gjente në vend më të përshtatshëm se zona ku autoritetet po planifikojnë shkatërrimin e natyrës.
 
Kundërshtimi i ndërtimit të aeroportit në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë është nga ato çështje që duhet të bashkojë jo vetëm organizatat mjedisore por të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nëse lejojmë sot zhvillime infrastrukturore shkatërrimtare për natyrën të ndodhin në zona të mbrojtura, në të ardhmen do të kemi shumë më tepër të tilla dhe ruajtja e pasurive natyrore me të cilat krenohemi aq shumë, do të jetë një mision i pamundur!
 
Në datën 5 qershor u mblodhëm me dhjetra dhe treguam se aeroporti nuk mund të ndërtohet brenda zonës së mbrojtur. Nëse autoritetet nuk rikonsiderojnë lokacionin e aeroportit, së shpejti do të jemi me mijëra të cilët nuk do të lejojnë që kjo marrëzi që të ndodhë! Zonat e Mbrojtura do ti mbrojmë me çdo kusht! Natyra nuk mund të shitet për interesa të ngushta.
 
Bashkohuni me ne!
 
#togetherforvjosenarte #30vitePPNEA
 
© PPNEA
 
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
Postime të ngjashme