Këndi i edukimit për rrëqebullin e Ballkanit i rrethuar nga fëmijë

Këndi i edukimit për rrëqebullin e Ballkanit i rrethuar nga fëmijë
Në Ditën Ndërkombëtare të rrëqebullit, datë 11 Qershor, ekipi ynë shoqëroi dy klasa me nxënës të Shkollës “World Academy of Tirana” pranë Muzeut të Shkencave të Natyrës “Sabiha Kasimati”, ku gjendet këndi ynë i edukimit për rrëqebullin e Ballkanit.
 
Shumica e fëmijëve nuk e njihnin rrëqebullin. Megjithatë, pasi ne i treguam për shtëpinë e tij, ushqimin e preferuar, apo edhe rreziqet me të cilat ai përballet, ata u bënë kureshtarë dhe donin të mësonin akoma më tepër.
 
Në oborrin e muzeut nxënësit krijuan edhe gjurmën e rrëqebullit, duke përdorur plastelinë dhe kutinë e gjurmës të mundësuar nga PPNEA.
 
Ekipi ynë falenderon mësuesit dhe punonjësit e muzeut të cilët na ndihmuan që Dita Ndërkombëtare e Rrëqebullit të festohej me këtë grup të mrekullueshëm fëmijësh.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *