Po njësoj si vitin e kaluar ku dy anëtarë të stafit tonë u bënë pjesë e akademisë së lidershipit për natyrën të organizuar nga Fondacioni MAVA, edhe këtë vit nga ekipi i PPNEA u finalizuan dy aplikime të suksesshme.
Olsion Lama dhe Cveta Trajçe tanimë janë pranuar për të qenë pjesë e kësaj eksperience që ka për synim stimulimin e aftësive të lidershipit për ruajtjen e natyrës, i cili bazohet në qasje ndër-disiplinare, duke i mëshuar të drejtuarit përtej autoritetit.
Prania e anëtarëve të PPNEA në dy kohorta të këtij programi, tregon më së miri synimin tonë të qartë për të ruajtur vlerat natyrore të vendit tonë, si dhe ato të zonave ndërkufitare për të cilat ne punojmë.
Olsion Lama, Menaxher projektesh pranë PPNEA
Cveta Trajçe, Koordinatore e zyrës lokale të PPNEA në Parkun Kombëtar të Prespës