Një pasqyrim i rezultateve të raportit të parë të habitateve potenciale të Fokës së Mesdheut në Adriatikun Lindor.
Në takimin e rradhes të realizuar me @adzm_vlore, Shoqata FlagPine dhe përfaqësuesit e operatorëve të anijeve turistike në Vlorë, u prezantuan të dhënat e kërkimeve të nisura në vitin 2018 nga ekipi PPNEA. Rezultatet kanë treguar praninë e një habitati të përshtatshëm për fokën e Mesdheut, në të katërta zonat e fokusuara (Shqipëri, Greqi, Kroaci, Mali i Zi), me një frekuencë në rritje të lidhur me afërsinë me Greqinë.
Qëndrimet e publikut ndaj Fokës së Mesdheut në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci përgjithësisht konsideroheshin pozitive dhe përpjekjet tona janë fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit.
Kërcënimi kryesor për mbijetesën e Fokës së Mesdheut në Detin Adriatik është degradimi i habitatit. Kësisoj, janë identifikuar tre prioritete kryesore për përpjekjet e ruajtjes së këtij lloji në rajon: mbrojtjen e habitatit, monitorimin e popullsisë lokale të fokave dhe fushatat e edukimit e ndërgjegjësimit të autoriteteve publike por edhe publikun e gjerë.