Çifti i Lejlekut kthehet në Gjirokastër
Pas një fluturimi për mbijetesë të nisur nga kontinenti afrikan, duke kapërcyer rreziqe si elektroshoku dhe vrasja e paligjshme, çifti i lejlekëve tashmë ka mbërritur në platformën e folezimit dhe ka filluar punën për rregullimin dhe fortifikimin e folesë.
Në këtë fole, familja e lejlekut do të mirëpresë anëtarët e rinj, të cilët do të ushqehen nga prindërit deri sa të mësojnë të fluturojnë për herë të parë.
Ndërtimi i platformës së folezimit është ndërmarrë nga PPNEA, @adzm_gjirokaster dhe @ost_sha me qëllim rritjen e mundësive të folezimit të këtij lloji në vendin tonë.
Ky lloj numëron më pak se 10 çifte në Shqipëri dhe listohet si lloj i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje.
Shumë shpejt PPNEA do të aktivizojë kamerën me transmetim në kohë reale, e cila do të monitorojë familjen e lejlekut 24 orë në ditë.