“Në fillim ishim në merak për suksesin e fushatës, por duke e parë tani, nuk e kuptoj pse patëm dyshime” – na thotë një vullnetar i përfshirë në fushatën #ShqipëriaështëBiodiversitet.
Në fakt, kjo nismë na dëshmoi ndërgjegjien e lartë të qytetarëve shqiptarë në lidhje me rëndësinë e ruajtjes së mjedisit natyror.
Na solli pranë me partnerë nga sektorë të ndryshëm: organizata joqeveritare, grupe joformale, artistë, komunitete lokale dhe biznese, të prirur për të mbështetur mbrojtjen e pasurive natyrore të Shqipërisë. E së fundi, vuri në pah vullnetin e përbashkët për të promovuar vlerat e biodiversitetit dhe bashkëjetesën në harmoni mes njeriut dhe jetës së egër.
Për këtë komunitet të “gjelbër” në zhvillim në Shqipëri, dhe veçanërisht vullnetarët e rinj që u angazhuan në fushatë, festuam javën e kaluar.
Heinrich Böll Stiftung Tirana dhe Protection and Preservation of Natural Environment Albania dëshirojnë t’i përgëzojnë për vullnetin dhe angazhimin kuptimplotë në këtë kauzë.
#ShqipëriaështëBiodiversitet është një nismë e përbashkët e Protection and Preservation of Natural Environment in Albania dhe Heinrich Böll Stiftung Tirana për rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e llojeve më të veçanta dhe të rrezikuara të jetës së egër të Shqipërisë, si dhe pasurive natyrore të vendit tonë.
–