Parku Natyror Munellë u shpall në vitin 2022 dhe shtrihet në territorin administrativ të Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Lezhës, Shkodrës dhe Kukësit. Parku ka rëndësi të lartë për ruajtjen e biodiversitetit, pasi përbën një hallkë të rëndësishme në korridorin ekologjik të rrëqebullit të Ballkanit. Megjithëse parku ka vlera të rëndësishme natyrore, ai ende nuk disponon një Plan Menaxhimi. Në kuadërt të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nevoja për menaxhim efektiv të zonave të mbrojtura dhe përafrim me standardet evropiane të ruajtjes së natyrës po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.
Përgatitja e Planit të Menaxhimit për Parkun Natyror Munellë do të zhvillohet përmes një procesi gjithëpërfshirës, me përfshirjen aktive të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AdZM-ve përkatëse, aktorëve lokalë dhe ekspertëve të specializuar. Ky proces synon jo vetëm hartimin e Planit të Menaxhimit, por edhe forcimin e kapaciteteve institucionale për zbatimin e tij në të ardhmen. Në këtë kuadër, kërkohen ekspertë të kualifikuar për të ofruar ekspertizë teknike në fushat kryesore të nevojshme për hartimin e Planit të Menaxhimit të Parkut Natyror Munellë.
Informacion mbi Projektin
Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP) synon të rimëkëmbë një popullatë të qëndrueshme të rrëqebullit të Ballkanit duke adresuar kërcënimet kryesore. Përmes bashkëpunimit ndërkufitar, kërkimit, monitorimit, angazhimit të komunitetit, politikave, avokimit dhe komunikimit, programi punon për të përmirësuar strategjitë e ruajtjes, për të forcuar mbrojtjen ligjore dhe për të krijuar një rrjet të qëndrueshëm habitati për rrëqebullin e Ballkanit. Implementohet nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (MES), Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Grupi për Veprim të Përgjegjshëm Mjedisor (ERA), me mbështetje shkencore nga KORA dhe koordinim nga EuroNatur.
Ekspert për Natura 2000
Objektivi Kryesor
Të identifikojë, vlerësojë dhe hartëzojë tipet e habitateve Natura 2000 brenda Parkut Natyror të Munellës, të vlerësojë statusin e tyre të ruajtjes dhe të japë rekomandime për masat e konservimit, në mbështetje të përgatitjes së Planit të Menaxhimit.
Detyrat e Ekspertit
- Të kryejë një rishikim (desk review) të:
- Rishikimit dhe analizimit të literaturës ekzistuese, si dhe i studimeve të kryera në Parkun Natyror Munellë, për identifikimin dhe përcaktimin e habitateve Natura 2000.
- Direktivave përkatëse të BE-së (Direktiva e Shpendëve, Direktiva e Habitateve).
- Të kryejë monitorime në terren dhe të identifikojë habitatet Natura 2000 të pranishme brenda Parkut Natyror.
- Të përcaktojë kufijtë dhe të hartëzojë tipet e habitateve Natura 2000 sipas standardeve dhe metodologjive të Bashkimit Evropian për Natura 2000.
- Të përshkruajë karakteristikat ekologjike dhe gjendjen aktuale të secilit tip habitat.
- Të vlerësojë statusin e ruajtjes së secilit habitat duke përdorur një shkallë me tre nivele: i mire, i dobët, i keq.
- Të identifikojë presionet kryesore, kërcënimet dhe sfidat e ruajtjes që ndikojnë mbi habitatet.
- Të propozojë masa specifike për ruajtjen dhe restaurimin e habitateve, të nevojshme për të ruajtur ose arritur një status të favorshëm të ruajtjes.
- Të shqyrtojë dhe të përmbledhë informacionin ekzistues mbi speciet Natura 2000.
- Të japë rekomandime për zonimin e menaxhimit bazuar në shpërndarjen e habitateve dhe prioritetet e ruajtjes.
- Të marrë pjesë në vizita të përbashkëta në terren me Grupin e Punës për Hartimin e Planit të Menaxhimit, për të diskutuar identifikimin e habitateve, vlerat e tyre të ruajtjes dhe implikimet për menaxhimin.
Produktet e pritshme
- Raport teknik mbi habitatet Natura 2000 të identifikuara.
- Lista e habitateve me kodet përkatëse Natura 2000.
- Vlerësimi i statusit të ruajtjes për secilin habitat.
- Lista e masave të rekomanduara të konservimit.
- Të dhënat gjeohapësinore (GIS) të habitateve në format të përshtatshëm për integrim në planin e menaxhimit.
- Raport i shkurtër mbi speciet Natura 2000 dhe avifaunën me rëndësi konservimi
Ekspert GIS
Objektivi Kryesor
Të mbledhë, organizojë dhe hartëzojë të gjitha të dhënat GIS të nevojshme për përgatitjen e Planit të Menaxhimit të Munellës, duke përfshirë habitatet, zonat e menaxhimit, shtigjet, pyjet, kullotat dhe elementë të tjerë kryesorë të parkut.
Detyrat e Ekspertit
- Të mbledhë, shqyrtojë dhe organizojë të dhënat ekzistuese GIS që lidhen me Parkun Natyror.
- Të integrojë rezultatet e hartëzimit të habitateve Natura 2000 në një bazë të dhënash GIS.
- Të digjitalizojë dhe përditësojë informacionin lidhur me:
- Kufijtë e parkut;
- Zonat ekzistuese dhe ato të propozuara të menaxhimit;
- Shtigjet e ecjes dhe rrugët e aksesit;
- Infrastrukturën për vizitorët;
- Kullotat aktive dhe të braktisura;
- Sipërfaqet pyjore të degraduara.
- Të mbështesë përcaktimin e nën-zonave të menaxhimit bazuar në kriteret ekologjike dhe të menaxhimit.
- Të hartëzojë dhe klasifikojë sipërfaqet pyjore të degraduara sipas potencialit të tyre për restaurim, duke përfshirë:
- Zonat e përshtatshme për restaurim natyror;
- Zonat që kërkojnë pyllëzim ose ndërhyrje aktive restauruese.
- Të përgatisë hartat tematike të nevojshme për Planin e Menaxhimit.
- Të sigurojë që të gjitha të dhënat GIS të organizohen në një format të përshtatshëm për përdorim dhe përditësim të mëtejshëm nga AdZM-të dhe PPNEA.
Produktet e pritshme
- Database e organizuar për Parkun Natyror Munellë.
- Hartëzimi i habitateve Natura 2000.
- Harta tematike të:
- habitateve;
- zonimit;
- kullotave;
- pyjeve të degraduara;
- infrastrukturës turistike;
- restaurimit natyror.
- Harta përfundimtare për integrim në Planin e Menaxhimit.
- Dokumentim teknik i të dhënave.
Ekspert për Turizmin e Qëndrueshëm dhe Menaxhimin e Vizitorëve
Objektivi Kryesor
Të ofrojë rekomandime për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe menaxhimin e vizitorëve, si pjesë e procesit të hartimit të Planit të Menaxhimit.
Detyrat e Ekspertit
- Të vlerësojë infrastrukturën ekzistuese për vizitorët dhe shërbimet turistike brenda dhe përreth Parkut Natyror.
- Të identifikojë nevojat infrastrukturore që lidhen me:
- Qendrën e vizitorëve;
- Pikat e informacionit;
- Shtigjet interpretuese;
- Hartat dhe panelet orientuese/informuese;
- Pikat e hyrjes dhe aksesit për vizitorët.
- Të vlerësojë ofertën aktuale turistike, duke përfshirë:
- Strukturat akomoduese;
- Turet e guiduara dhe guidat lokale;
- Aktivitetet rekreative dhe ato në natyrë;
- Ngjarjet kulturore dhe festivalet;
- Të identifikojë mundësi për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja turistike.
- Të ofrojë rekomandime për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, në përputhje me objektivat e ruajtjes së biodiversitetit.
- Të përgatisë një Plan Paraprak për Menaxhimin e Vizitorëve.
- Të propozojë masa për minimizimin e ndikimit të vizitorëve mbi habitatet dhe speciet vulnerabël.
Produktet e Pritshme
- Raport vlerësimi i ofertës turistike.
- Inventar i infrastrukturës turistike ekzistuese.
- Propozime për infrastrukturë të re të menaxhimit të vizitorëve.
- Plan paraprak i menaxhimit të vizitorëve.
- Harta konceptuale e pikave turistike dhe rrjeteve të aksesit.
Kohëzgjatja
Angazhimi pritet të zgjasë 6 muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës.
Kualifikimet e Kërkuara
- Diplome universitare ne Biologji, Ekologji, Turizem, Menaxhim Turizmi, GIS/Gjeoinformatike ose fusha te tjera te ngjashme, si dhe pervoje te dokumentuar ne fushat e ekspertizes perkatese;
- Njohuri te mira mbi legjislacionin mjedisor shqiptar dhe ate te Bashkimit Evropian, perfshire Direktiven e Shpendeve, Direktiven e Habitateve dhe Ligjin e BE-se per Restaurimin e Natyres;
- Eksperience ne procese konsultimi dhe bashkepunimi me aktore te interesit do te konsiderohet avantazh.
Procedura e Aplikimit
Ekspertët e interesuar ftohen të dërgojnë:
- CV;
- Letër motivimi;
- Ofertë financiare (shumë fikse, duke përfshirë të gjitha taksat).
Aplikimet duhet të dërgohen nga data 10 Qershor deri më 20 Qershor në adresën e emailit: [email protected] me subjektin: Aplikim për ekspert
Shënim: Mund të aplikoni si individ ose si skuadër.



