A jemi më të shpejtë se kali i qyqes? Bashkohu me ne në maratonën e vrapimit online!

A jemi më të shpejtë se kali i qyqes? Bashkohu me ne në maratonën e vrapimit online!
A jemi më të shpejtë se kali i qyqes?
 
Skuadra e Jenit, Solomonit dhe Izit, e përbërë nga 3 individë të kalit të qyqes, po na sfidon!
 
Ditën e shtunë, datë 10 tetor (gjatë gjithë ditës), ne do të garojmë në kohë reale me këtë skuadër të gjurmuar nëpërmjet GPS-it! A do të jemi në gjendje të mbulojmë sëbashku një distancë më të gjatë se ata? Në fund të ditës do ta mësojmë!
 
Në datën 10 tetor, ec ose vrapo për një distancë prej një milje (1.6 km). Vendi nuk ka rëndësi, qoftë në mal, oborr, park apo në rrugë. Është në dorën tënde ta zgjedhësh!
 
Nëse keni dëshirë të pajiseni me numër identifikimi, na shkruani në rrjetet tona sociale dhe ne do ju mundësojmë një numër unik, në format të printuar, të cilin mund ta ngjisni në bluzen tuaj të garës.
 
Ndaje në facebook distancën e përshkuar duke përdorur hashtaget #amilefortheEV, #AMFTEV, #EVNewLIFE, #WMBD2020. Përdor Strava ose aplikacione të ngjashme për të matur distancën, madje edhe google maps.
 
Gjithashtu, ndaje me ne foton apo videon tënde, në mënyrë që t’i tregojmë botës se si kali i qyqes na bashkon!
 
Bashkohu me ne për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Shpendëve Shtegtar 2020!
 
https://www.facebook.com/ppnea/posts/3440824545964196
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *