MUNELLA, NJË HAP MË PRANË SHPALLJES SI ZONË E MBROJTUR

MUNELLA, NJË HAP MË PRANË SHPALLJES SI ZONË E MBROJTUR
Në datën 1 tetor, Albanian Trip me mbështetjen e PPNEA-s organizoi aktivitetin “Munella, një mrekulli e natyrës në pritje për t’u mbrojtur”. Në këtë aktivitet të organizuar në një prej staneve të zonës, në zemër të Munellës, morën pjesë përfaqësues të bizneseve të qëndrueshme, OJF-ve, mediave, apo edhe institucioneve shtetërore përgjegjëse për ruajtjen e natyrës, si Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, apo Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
 
Qëllimi ynë ishte risjellja e Munellës në vëmendjen e institucioneve, në mënyrë që të përshpejtohej procesi i shumëpritur i shpalljes si zonë e mbrojtur. Vetë, zv. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, zj. Ornela Çuçi mori pjesë në këtë takim ku u shpreh se është vetëm çështje kohe që Munella të gëzojë statusin e mbrojtjes. Shtëpia e rrëqebullit të ballkanit tashmë është vetëm një hap larg shpalljes si zonë e mbrojtur, çfarë do t’i hapë rrugë ruajtjes afatgjatë të saj, si dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.
 
Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë ata që morën pjesë në këtë aktivitet, i cili pavarësisht motit të papërshtatshëm arriti të përçojë vlerat natyrore të kësaj zone të mrekullueshme.
 
© PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *