E keni ndjekur punën tonë për rrëqebullin e Ballkanit?

E keni ndjekur punën tonë për rrëqebullin e Ballkanit?
Stafi ynë, që prej vitit 2006, është duke punuar në mënyrë të dedikuar për këtë lloj të rrezikuar në mënyrë kritike.
 
Ndër vite, ne kemi ndërmarrë nisma tejet të rëndësishme për të siguruar popullatën e rrëqebullit, si:
 
•Aksione kërkimore dhe lobuese për shpalljen e Malit të Munellës si Zonë e Mbrojtur;
•Programe edukimi me fëmijët e shkollave në afërsi të vendeve ku jeton rrëqebulli;
•Rritja e ndërgjegjësimit publik për këtë lloj kaq të veçantë; dhe
•Bashkëpunimi ndërkufitar për të ruajtur, në plan afatgjatë, popullatat e rrëqebullit të Ballkanit.
 
Rrëqebulli i Ballkanit është një lloj tejet i rrallë, karizmatik dhe i fshehtë, i cilësuar si thesar i natyrës shqiptare. Prania e tij është tregues i një habitati dhe ekosistemi cilësor. Puna për ruajten e këtij lloji nuk është aspak e lehtë, nevojitet durim, sakrifica dhe pasion i vazhdueshëm. Por, mbi të gjitha, nevojiten resurse financiare për të përballuar sfidat e ruajtjes së tij.
 
Nëse e ndjeni tuajën punën që ne bëjmë, apo kërkoni të kontribuoni në përpjekjet tona për të ruajtur këtë lloj të rrezikuar në mënyrë kritike, dhuroni një shumë, sado modeste për kauzën e rrëqebullit!
 
Përpjekjet tona studimore dhe lobuese kanë nevojë për mbështetjen tuaj! Me një popullatë prej më pak se 10 individësh në Shqipëri, ky lloj është vetëm një hap larg zhdukjes. Ndihmo edhe ti në përmbushjen e misionit tonë për të siguruar mbijetesën e rrëqebullit në rajonin historik ku ka jetuar, si një trashëgimi natyrore për fëmijët tanë e brezat që do të vijnë!
 
 
© PPNEA – Identifikimi i shtigjeve ku do të vendosen kamerat kurth.
 
© PPNEA
 
© PPNEA – Instalimi i kutisë kurth në Malin e Munellës.
 
© PPNEA – Programe edukimi natyror për fëmijet e shkollave në afërsi të territoreve të rrëqebullit.
 
 
© PPNEA – Konkursi i pikturës për rrëqebullin e Ballkanit, i realizuar në shkollat e rajonit Pukë-Mirditë.
 
 
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *