Kite kundër helmimit për shërbimin veterinar në Gjirokastër

Kite kundër helmimit për shërbimin veterinar në Gjirokastër
Nëse do të vendoseshim në këpucët e një bariu do ta kishim më të lehtë të kuptonim se qeni është miku më i mirë i njeriut.
 
Lidhja e ngushtë midis barinjve dhe qenve rrjedh nga domosdoshmëria për të ruajtur tufat e bagëtive, që për ta përfaqësojnë, në disa raste, të vetmen mënyrë me anë të të cilës gjenerojnë të ardhura. Qentë, shpeshherë, bien viktimë e praktikës së kurtheve me helm, që vendosen për të menaxhuar popullatat e ujqërve, të cilët bëjnë dëme të konsiderueshme në tufat e bagëtive.
 
PPNEA, në datat 13-14 nëntor, organizoi një takim me përfaqësues të shërbimit veterinar në Gjirokastër, ku u dhuruan katër kite kundër helmimit, si dhe një manual mbi përdorimin e tyre. Për këtë dhurim u informuan edhe barinjtë e zonës, të cilët, në rast të një problematike të tillë, mund të adresohen menjëherë drejt shërbimit veterinar.
 
Helmimi është një problematikë e heshur në Ballkan, për të cilin nuk flitet shpesh, megjithatë krijon probleme të konsiderueshme, sidomos në popullatat e shkabave, të cilat ushqehen me kërma. Këto kite janë të pajisura me disa medikamente që kanë aftësinë për të adresuar lloje të ndryshme helmesh, duke i ardhur më së miri në ndihmë barinjve të zonës.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *