Festimi i Natës Ndërkombëtare të Lakuriqëve të Natës në Prespë

Festimi i Natës Ndërkombëtare të Lakuriqëve të Natës në Prespë
Në datën 10 Shtator, ekipi i zyrës lokale të PPNEA në Prespë, së bashku me vullnetarë të zonës dhe studentë ndërkombëtar, celebruan Natën Ndërkombëtare të Lakuriqëve të Natës.
 
Ky event që organizohet në më tepër se 30 shtete evropiane, këtë vit shënoi edhe 30 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes për mbrojtjen e popullatave të lakuriqëve të natës në Evropë.
 
Në kuadër të projektit “Ruajtja e biodiversitetit në rajonin ndërkufitar të Prespës”, organizata partnere e rrjetit #PrespaNet MES organizoi në datat 20-22 Gusht një trajnim mbi lakuriqët e natës ku morën pjesë edhe vullnetarët e PPNEA, të cilët më pas lobuan për celebrimin e këtij eventi pranë zyrës sonë lokale.
 
Pasditja kushtuar lakuriqëve të natës filloi me një diskutim aktiv mbi rëndësinë e tyre dhe arsyet e panumërta përse ne duhet t’i ruajmë. Më pas, të gjithë pjesëmarrësit vizituan dy nga vendndodhjet më të rëndësishme për lakuriqët e natës në Prespë, ku u hoqën dy pajisjet e monitorimit të instaluara një natë më parë, si dhe u analizuan të dhënat e grumbulluara.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme