Foka e Mesdheut vazhdon të na befasojë në brigjet e Karaburunit

Foka e Mesdheut vazhdon të na befasojë në brigjet e Karaburunit
Foka e Mesdheut (Monachus monachus) është dëshmuar disa ditë më parë në afërsi të bazës ushtarake në Pashaliman. Ky raportim u krye nëpërmjet pamjeve filmike të regjistruara nga një vizitor në zonë.
 
Prania e këtij lloji në brigjet e Shqipërisë na bën krenarë dhe na motivon akoma më tepër për të ruajtur ekosistemet detare, si një nga pasuritë më të mëdha të vendit tonë.
 
Ekipi ynë, që prej vitit 2018, është duke punuar për identifikimin e habitateve potenciale për strehimin dhe riprodhimin e fokës së Mesdheut në Shqipëri.
 
Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë mbështetësit tanë, të cilët tregojnë kujdes ndaj këtij lloji, duke dhënë një shembull të vyer për të gjithë shoqërinë tonë.
 
Së bashku për foken!
 
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *