Ndaloni Aeroportin e gjeni ne YouTube

Ndaloni Aeroportin e gjeni ne YouTube

“Ndaloni Aeroportin” e gjeni në YouTube

“Ndaloni Aeroportin”, filmin dokumentar që hedh dritë mbi rrezikun e shkatërrimit të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë prej ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, këtej e tutje e gjeni në Youtube.

Informacion, kërkim, investigim, reflektim, thirrje dhe fakte që rreshtohen njëri pas tjetrit përballë një të vërtetë të madhe, të shkatërrimit të natyrës në kundërshtim të plotë me ligjin. Nga pamjet mbresëlënëse, njohja me biodiversitetin, rrëfimin e së shkuarës dhe gjysmë të vërtetat e ushqyera nga propaganda, film dokumentari ju sjell më pranë me kauzën e ruajtjes së natyrës në Shqipëri.

Më shumë se 250 persona ndër të cilët përfaqësues të ambasadave, ekonomistë, inxhinierë e ekspertë ju bashkuan premierës së film dokumentarit “Ndaloni Aeroportin”, ditën e Mërkurë më datë 28.06.2023 pranë Kinema Millennium.

“Ndaloni Aeroportin” i cili është prodhuar nga gazetari Artan Rama, autor i serive “Elementi i Pestë” dhe “Sipas Natyrës”, do të shfaqet edhe në evente të tjera!

Postime të ngjashme