PPNEA prezanton thirrjen për projekt propozime në Librazhd, Elbasan

PPNEA prezanton thirrjen për projekt propozime në Librazhd, Elbasan
Prej më shumë se një viti Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) po zbaton në Shebenik-Jabllanicë projektin “Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit”. Në kuadër të këtij projekti u mbajt një takim në ambjentet e Kantinës së Verës në Librazhd me përfaqësues të organizatave lokale mjedisore. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i thirrjes së WWF Adria për projekt propozime dhe promovimi i raportit investigativ mbi gjuetinë e paligjshme, hartuar nga BIRN Albania.   Gjatë takimit u shpjeguan në detaje udhëzimet kryesore, tematikat e mbuluara nga thirrja, proçesi i aplikimit si dhe proçesi i përzgjedhjes së projekteve fituese. U prezantuan gjithashtu edhe kriteret që aplikantët duhet të përmbushin për aplikimin në këtë thirrje si dhe formatet specifike që duhen plotësuar.   Një tjetër detaj po aq I rëndësishëm, ishte prezantimi I platformës ‘Syri I Gjelbër’ nga  Spontan (Studio Design), ku përfaqësuesit e organizatave lokale mjedisore u njohën me përfitimet që do sjellë kjo platformë në ruajtjen e natyrës, nëpërmjet raportimeve të ndryshme dhe ndjekjes së krimit mjedisor që janë të pranishme kudo.
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *