Lundërza, e fotografuar nga kamera kurth

Lundërza, e fotografuar nga kamera kurth
Sikurse e dini Lundërza (Lutra Lutra), listohet si afër kërcënimit (NT) nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), si dhe renditet në Aneksin II dhe IV të Direktivës Evropiane të Habitateve. Ekipi I PPNEA përmbylli për këtë vit tre faza monitorimi të lundërzës në Liqenet Prespë e Madhe dhe Prespë e Vogël. Nga 28 pika të marra në studim, prania e shenjave të lundërzës u evidentua pothuajse në të gjitha këto pika. Përveç metodës së monitorimit nga prezenca e jashtëqitjeve, gjurmëve, mbetjeve ushqimore etj., u grumbulluan të dhëna edhe nga kamerat kurth, të vendosura në strofullat potenciale si vend pushim dhe ka rezultuar të fotografohet një individ. Gjithashtu, prania e shpeshtë e jashqitjeve të Lundërzës pranë vendeve ku njerëzit realizojnë aktivitetin e tyre si varkat e peshkimit, është një tregues se kjo specie është paqësore dhe kërkon të jetojë në harmoni.  
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA
Postime të ngjashme