Bashkia e Kukësit, si bashki model per European Green Belt

Bashkia e Kukësit, si bashki model per European Green Belt
Bashkia Kukës ka luajtur një rol shumë aktiv në përcaktimin e Parkut Natyror Korab – Koritnik dhjetë vjet më parë dhe që nga ajo kohë ka vazhduar të jetë i përfshirë në rajon. Për këtë arsye, më 9 nëntor në Kukës u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve, ku Gabriel Schwaderer – Drejtor Ekzekutiv i EuroNatur, përgëzoi të gjithë bashkinë dhe në veçanti kryebashkiakun Safet Gjici, duke i dhënë çmimin e merituar nga Shoqata Evropiane e Brezit të Gjelbër për kontributin e dhënë në ruajtjen e natyrës përgjatë Brezit të Gjelbër Ballkanik.
Pas ndarjes së çmimit në Bashkinë e Kukësit, realizuam një vizitë në Muzeun Etnografik të Kukësit, për të treguar vlerat kulturore dhe natyrore që mbart ajo zonë.
Gjithashtu, gjatë tre ditëve në terren, PPNEA organizoi një tur për partnerët tanë dhe organizatat e tjera mjedisore të pranishme në takim të përfshira në projektin e Brezit të Gjelbër, për të pasur një ide më të qartë në zhvillimin e projekteve të ardhshme.
Është e rëndësishme të përmendim AdZM Kukes dhe Adzm Diber, për kontributin e dhënë në menazhimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme në Parkun Natyror Korab – Koritnik.
Nga e majta në të djathtë: Olsi Lama – Menaxher Projektesh tek PPNEA, Aleksandër Trajçe – Drejtor Ekzekutiv i PPNEA, Safet Gjici – Kryetar i Bashkisë Kukës, Gabriel Schwaderer – Drejtor Ekzekutiv i EuroNatur dhe kryetar i bordit / © PPNEA
Në Muzeun Etnogarfik të Kukësit /© PPNEA
Ekspeditë /©PPNEA
Ekspeditë /©PPNEA
Gjatë takimit në bashkinë e Kukësit/ ©PPNEA
AdZM Kukës/ ©PPNEA
Ishte kënaqësi të mblidheshim të gjithë së bashku, duke vlerësuar hapësirat e mundshme për zhvillimin e zonës dhe duke shkëmbyer ide për punën në vazhdim.
Postime të ngjashme