Premiera e Dokumentarit

Premiera e Dokumentarit

PREMIERA E DOKUMENTARIT “NDALONI AEROPORTIN”

Më datë 28 qershor, në Kinema Millennium, u shfaq premiera e filmit dokumentar “Ndaloni Aeroportin”.
Ky event mblodhi bashkë organizata të shoqërisë civile, dashamirës të natyrës, qytetarë të angazhuar dhe aktivistë. Shfaqja e filmit vijoi me një diskutim mbi mesazhin e filmit dhe çështjen e ndërtimit të aeroportit brenda zonës së mbrojtur!

“Është një film për të bukurën dhe të shëmtuarën. Një film për hapësirën dhe mënyrën se si njerëzit e shikojnë atë. Më shumë se 300 hektarë brenda zonës së mbrojtur janë rrethuar dhe janë kthyer në kantier ndërtimi – pa një leje ndërtimi. Ndërkohë, disa qindra metra më tutje – mijëra flamingo!”- Gabriel Schwaderer, Euronatur.

Filmi i plotë do të publikohet në rrjetin social të PPNEA në YouTube, përgjatë ditës se sotme!


Postime të ngjashme