Nisur nga lehtësia që laguna e Nartës ofron për vrojtimin e shpendëve, studentët e #BirdON patën mundësi të ushtronin në praktikë njohuritë e përftuara deri më tani, duke identifikuar në mënyrë të pavarur llojet e pranishme në zonë.
Itinerari i kësaj ore mësimore nisi nga fillimi i argjinaturës, në hyrje të kripores, dhe vazhdoi deri në fshatin Akërni, duke improvizuar, në këtë mënyrë, një ditë ideale për turizmin e shpendkundrimit.
Përtej vrojtimit të shumë llojeve të shpeshtë në zonë, pjesëmarrësit u informuan edhe mbi planet e qeverisë për ndërtimin e aeroportit brenda territorit të zonës së mbrojtur, si dhe mbi rreziqet që ky investim paraqet për natyrën e vendit tonë.
© Z. Vorpsi / PPNEA
© Z. Vorpsi / PPNEA
© Z. Vorpsi / PPNEA
© Z. Vorpsi / PPNEA