Simboli ynë kombëtar hap përsëri krahët mbi territorin e saj.

Javën e shkuar grupi i përbashkët PPNEA & AWRT u nis drejt fshatit Golëm të Gjirokastrës për një nga misionet e shpëtimit më emocionues për të gjithë ne. Pas përkujdesjes së vazhdueshme përgjatë një muaji të ekipit të Albanian Wildlife Rescue Team, shqiponja e malit (Aquila chrysaetos) që u gjet e plagosur dhe në gjëndje të dobët fizike na bëri vet të kuptojmë se ishte gati të kthehej në shtëpinë e saj, në natyrë!
Sapo u lirua, hapja e krahëve prej më shume se 2 metra u drejtua në tarracën më të afërt ku pushoi për rreth 20 minuta duke kthyer shpesh kokën nga ne, si për të na përshendetur dhe më pas u nis drejt maleve nga ku ka marr dhe emrin e lavdishëm. Shpresojmë që ky individ i ri i shqiponjës së malit të jetë sa më gjatë aty, duke na bërë të meritojmë emrin toka e shqiponjave dhe e kështjellave! Falenderojmë banorët lokalë dhe miqtë e “Kaonia Tours” qe asistuan në këtë proçes. https://www.facebook.com/ppnea/videos/531044947627957/?t=1
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *