Për t’u bërë pjesë e Rrjetit Kombëtar të Monitorimit Gjenetik të Ariut të Murrmë në Shqipëri
Ftohen organizatat e shoqërisë civile që kanë në fokus, ose pjesë të veprimtarisë së tyre, mbrojtjen e mjedisit, biodiversitetit dhe veçanërisht ato me eksperiencë në monitorimin e jetës së egër, të shprehin interesin për t’u bërë pjesë e Rrjetit Kombëtar të Monitorimit Gjenetik të Ariut të Murrmë në Shqipëri.
Organizatat, grupet lokale të veprimit dhe subjektet e tjera të regjistruara që ushtrojnë aktivitet në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Berat dhe Gjirokastër, ftohen të aplikojnë për t’u përfshirë në këtë nismë. Organizatat e përzgjedhura do të angazhohen në punën në terren për mbledhjen e materialit gjenetik gjate periudhes Shtator – Nentor 2026, duke kontribuar në vlerësimin për herë të parë në shkallë kombëtare të popullatës së ariut të murrmë në Shqipëri.
Kjo nismë zhvillohet në kuadër të projektit rajonal Life DinPin Bear, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Organizatat e përfshira do të përfitojnë kompensim financiar për mbulimin e shpenzimeve që lidhen me aktivitetet ne terren dhe, në bashkëpunim me PPNEA-n, do të angazhohen në monitorimin e zonave specifike brenda qarkut të tyre.
Kriteret e pranueshmërisë:
Për secilin nga qarqet e sipërpërmendura do të përzgjidhet një organizatë që plotëson kriteret e mëposhtme:
- Të jetë subjekt i regjistruar sipas legjislacionit shqiptar.
- Të ketë në objektin e veprimtarisë së saj mbrojtjen e mjedisit, biodiversitetit ose faunës së egër.
- Të disponojë staf ose person përgjegjës për koordinimin e ekspeditave studimore.
- Të paraqesë një letër shprehjeje interesi.
- Të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit.
- Dsponueshmëri për të kryer aktivitete në terren gjatë periudhës Shtator – Nëntor 2026.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Certifikata ose vendimi i regjistrimit të subjektit.
- Letër shprehjeje interesi.
- Të dhënat e kontaktit të organizatës dhe të personit përgjegjës.
( të gjitha dokumentat preferohen të dorëzohen në formatin PDF )
Afatet:
Hapja e thirrjes: menjëherë pas publikimit
Afati i fundit për aplikim: 28 Qershor 2026, ora 23:59
Njoftimi i organizatave të përzgjedhura: 1 Korrik 2026
Aplikimet dorëzohen përmes formularit online të shprehjes së interesit.



