Nëse je i/e apasionuar pas mjedisit dhe jetës së egër dhe do të përfshihesh vullnetarisht në kërkim shkencor, je i/e ftuar për t’u bërë pjesë e rrjetit kombëtar të monitorimit gjenetik për ariun
e murrmë.
Të gjithë mbështetësit tanë, kudo në Shqipëri, ftohen të bëhen pjesë e nismës me ekspedita në terren për mbledhjen e materialit gjenetik për të mundësuar vlerësimin për herë të parë në
Shqipëri të popullatës së ariut të murrmë.
Nisma zhvillohet si pjesë e projektit rajonal Life DinPin Bear, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Vullnetarët e përfshirë do të përfitojnë trajnime paraprake, kompensim financiar për shpenzimet dhe në bashkëpunim me PPNEA-n do të mbulojnë zona specifike malore të Shqipërisë.
Monitorimi do të kryhet gjatë periudhës shtator – nëntor me pjesëmarrjen e mbi 80 anëtarëve të rrjetit të monitorimit.
Kriteret janë të thjeshta:
- Të jeni dashamirës të natyrës dhe jetës së egër;
- Të keni përgatitje të mjaftueshme fizike për ecje në natyrë;
- Të veconi nga koha juaj 7 ditë në periudhën shtator – nëntor për kërkimin shkencor;
- Të plotësoni formën bashkëlidhur në këtë thirrje;



