Vendkalimi per Ariun

Vendkalimi per Ariun

Edhe unë kaloj këtu! 🐻⚠️

Për here të pare në Shqipëri: PPNEA vendos 6 tabelat e para sinjalizuese për ariun e murrmë në aksin rrugor Pogradec – Kapshticë.

Përgjatë udhëtimit tuaj në aksin rrugor Pogradec – Kapshticë, do të vini re 6 tabela të reja sinjalizuese që tregojnë praninë e Ariut të Murrmë dhe vendkalimeve të tij.

Këto tabela të veçanta u vendosën për herë të parë në Shqipëri nga PPNEA, për të plotësuar sinjalistikën për tre biokorridore që përdoren nga ariu i murrmë. Këto biokorridore lidhin Parkun Kombëtar të Prespës me malësinë e Valamarës, Moravës dhe zona të tjera natyrore në Greqi.

Korridoret u identifikuan më herët përmes një serie monitorimesh me kamera kurth, ku rezultatet treguan praninë dhe riprodhimin e ariut. Përpara se të ideoheshin këto tabela, u realizuan konsultime edhe me banorët e disa fshatrave në afërsi.

Këto tabela sinjalizuese janë thellësisht të dobishme për parandalimin e vrasjeve aksidentale të këtij gjitari trupmadh dhe llojeve të tjera, që si mundësi të vetme për të përdorur habitatet e fragmentuara, ndërmarrin kalimin e rrezikshëm të këtij aksi rrugor me trafik të lartë të automjeteve.

Vendosja e sinjalistikës u koordinua me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Korçë, me qëllim mbrojtjen e jetës së egër.

@euronatur
@avjnf
#PONT
@adzmkorce
@autoritetirrugor

Postime të ngjashme