Vizite ne Vjose-Narte me grupin e Vullnetareve te rinj

Vizite ne Vjose-Narte me grupin e Vullnetareve te rinj

Vizitë në Vjosë-Nartë me anëtarët e rinj të grupit të vullnetarëve

Së bashku me anëtarët e rinj të grupit të vullnetarëve, ekipi i PPNEA dhe @hbs_tirana organizuan një ekspeditë në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë ku, ndër të tjera, u vizitua laguna e Nartës, si dhe fshatrat Kërkovë e Akërni.

Në lagunën e Nartës, anëtarët e rinj të grupit të vullnetarëve praktikuan kundrimin e shpendëve, ku dëshmuan vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit të kësaj zone të mbrojtur.

Në fshatin Kërkovë, të quajtur ndryshe edhe “Ballkoni i Vjosë-Nartës”, grupi i vullnetarëve vështroi në horizont të gjithë hapësirën e zonës së mbrojtur, duke përfshirë edhe njollën e aeroportit, që është thuajse e pamundur të mos vërehet.

Grupi i vullnetarëve ndaloi edhe në vendndodhjen e aeroportit, ku ndërtimi i rrugës lidhëse dhe infrastrukturave të tjera po e dëmtojnë peizazhin e zonës së mbrojtur, duke rënë ndesh me ligjet kombëtare, si dhe konventat ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës.

#TogetherforVjoseNarte

Postime të ngjashme