Call for applications – Communications and Public relation officer (PR)

Call for applications – Communications and Public relation officer (PR)
Thirrje për aplikim Pozicion pune pranë Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) Pozicioni: Oficer komunikimi dhe marrëdhënie me publikun (PR) PPNEA kërkon të punësojë një oficer komunikimi duke filluar nga maj 2020.   Pergjegjesit dhe detyrat:
  • Te angazhohet si pergjegjes komunikimi dhe per marredheniet me publikun dhe mediat (PR) në organizatë
  • Të kontrollojë dhe menaxhojë adresat e kontaktit të PPNEA
  • Te mirembaje dhe përditësojë faqet elektronike te PPNEA: ppnea.org ; www.naturetouralbania.info ; dhe www.syrigjelber.info dhe rrjetet sociale Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, LinkedIn.
  • Të menaxhojë, katalogizojë dhe shpërndajë në mënyrë të rregullt korrespondencën postare të PPNEA;
  • Te hartoje, zhvilloje nje plan komunikimi vjetor duke perfshire planet strategjike te projekteve perkatese ne perputhje me Planifikimin Strategjik te PPNEA 2020-2025.
  • Te sigurohet qe aktivitetet e PPNEA te pasqyrohen ne media ne kohe dhe te kene impakt maksimal vizibiliteti;
  • Mirembajtja e databazes, listes se kontakteve te mediave, krijimi i kontakteve te reja si dhe te ndihmoje ne rritjen e prezences se PPNEA ne media.
  • Te angazhohet ne shkrimin, editimin, perpunimin e njoftimeve per shtyp, artikujve, materialeve te komunikimit, historive me qellim rritjen e ndergjegjesimit dhe influencimin e opinionit publik, te monitoroje e te vleresoje mbulimin e keture aktiviteteve ne media (perfshire dhe rrjetet sociale) si dhe te jete i gatshem te organizoje dhe jap intervista me media te ndryshme.
  • Te marre pjese dhe ndihmoje ne organizimin e eventeve, takimeve, konferencave te ndryshme per nevojat e PPNEA.
  • Te hartoje fushata te ndryshme ndergjegjesimi me kontent inovativ dhe bashekohor.
  • Te ndihmoje ne identifikimin e kanaleve te reja bashkekohore te komunikimit per te rritur vizibilitetin, impaktin dhe rezultatet e programeve të PPNEA.
  • Te mirembaje kontaktet me rrjetet e komunikimit, gazetare si dhe te ndihmoje ne rritjen e prezences se PPNEA ne media.
  • Te takohet rregullisht me menaxheret e projekteve dhe stafin e PPNEA, te marre pjese ne aktivitetet e kerkuara si dhe te hartoje raporte vjetore per aktivitetet perkatese.
  Kriteret të cilat duhet të plotësojnë kandidatët që do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje:
  • Të jetë i/e diplomuar në fusha të profileve të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun ose në fusha mjedisore por me kualifikime apo trajnime të mëtejshme në komunikim dhe marrëdhënie me publikun.
  • Të jetë i/e disponueshëm për punë me kohë të plotë (40 orë pune/javë).
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera në komunikimin dhe shkrimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze (për gjuhën angleze do të kërkohet dëshmi kualifikimi si TOEFL, IELTS, etc.).
  • Te jete perdorues i mire i te pakten nje prej programeve Adobe Ilustrator / Lightroom ose programe ekuivalente me to.
  • Të ketë aftësi të avancuara kompjuterike në menaxhimin e faqeve të internetit si edhe prodhimin e videove dhe materialeve multi-mediatike.
  • Të ketë cilësi të mira personale që lidhen me punën në grup. Të jetë në gjendje të zbatojë një standard të lartë sjellje dhe komunikimi në ambientin e punës dhe në gjithë hapësirën profesionale të lidhur me të.
  • Të ketë iniciativë vetjake dhe gatishmëri për të rritur kapacitet profesionale.
  • Kandidatët me eksperienca të mëparshme pune me tematika mjedisore do të kenë përparësi përzgjedhjeje.
  • Niveli i pagës për këtë pozicion është në rangun e kategorive IV-a ose III-b të nënpunësve civilë, në varësi të eksperiencës së punës dhe kualifikimeve të kandidatit.
  Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret mësipërme janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre në formë elektronike në adresën [email protected] Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentat e listuara më poshtë:
  1. Vërtetime të kualifikimeve profesionale (Diploma, çertifikata) që dëshmojnë aftësitë në komunikim, aftësitë kompjuterike të zotërimit të software-ve dhe aftësitë e zotërimit të gjuhës angleze.
  2. Letër interesi, ku të shprehet qartë se kandidati plotëson kriteret e kërkuara dhe motivimi për të aplikuar në këtë pozicion. Letra e interesit mund të jetë deri në 2 faqe A4 dhe shkruar me shkrim “Times New Roman” të madhësisë “12”. Letra e interesit duhet dërguar në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
  3. Letra reference nga punëdhënës apo supervizorë të mëparshëm.
Afati i fundit i aplikimit është data 24 prill 2020. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen nga PPNEA. Nëse nuk merrni nje mesazh konfirmues nga PPNEA për intervistë brenda datës 1 maj 2020, nuk jeni përzgjedhur për vlerësim të mëtejshëm në këtë pozicion. Kandidatët duhet të jenë të disponueshëm për intervista në distancë nëpërmjet programeve specifike (Skype, Zoom, etj.).
Related Posts
Leave a Reply

Your email address will not be published.Required fields are marked *